Teuta shokon Vllazninë e femrave, e mposht 2-1 dhe kualifikohet në finale të Kupës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Teuta në futboll për femra shokon Vllazninë duke e mundur edhe në Shkodër 2-1 dhe kualifikohet në finale të Kupës së Shqipërisë.

Pas suksesit në Durrës, Teuta triumfoi edhe në stadiumin “Loro Boriçi”, duke i dhënë një goditje të fortë ekipit të Vllaznisë, që në dekadën e fundit ka dominuar futbollin e femrave.

Vajzat durrsake treguan siguri dhe efikasitet, duke siguruar biletën për në finale.

Protagoniste absolute për Teutën ishte Da Silva, e cila spikati me një dopietë, ndërsa Vllaznia nuk arriti të përmbysë disavantazhin pavarësisht përpjekjeve.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Apolonia do të përballet me Gramshin në Fier më 12 shkurt. Fitorja 2-1 e Apolonisë në transfertë e bën skuadrën fierake favorite për kualifikimin në finale.

The post Teuta shokon Vllazninë e femrave, e mposht 2-1 dhe kualifikohet në finale të Kupës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: