Tërmet i fortë godet Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ja sa ishte magnituda

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një tërmet është ndjerë këtë të martë në Prishtinë. Mësohet tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti ishte me epiqendër në Shtërpcë.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si edhe në Shkup dhe Tetovë.

The post Tërmet i fortë godet Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ja sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: