Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë përmes së cilës u tha se refuzohet dhe dënohet çdo veprim apo ndërhyrje që mund të rrezikojë punën dhe ofrimin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.
Këto çështje ata kërkuan që të zgjidhen përmes dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkim Evropian.
Në Mitrovicë të Veriut më 12 shkurt, me ftesë të Listës Serbe u mbajt një seancë e përbashkët e komunave me shumicë serbe, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në mjediset e banuara me serb në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
“Në vlerësimin tonë, të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe statusin e këtyre institucioneve, duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ne kundërshtojmë në mënyrë absolute veprimet e dhunshme, të njëanshme, si dhe çdo veprim tjetër që do të rrezikonte funksionimin e këtyre dy sektorëve”, thuhet në deklaratën e miratuar në këtë takim.
The post Përfaqësuesit serbë në Kosovë kërkojnë dy çështje të diskutohen në Bruksel appeared first on Euronews Albania.
