Thomas Tuchel ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Anglisë deri në vitin 2028, datë kur do të zhvillohet edhe Euro 2028.
Gjermani mori drejtimin e ekipit në janar 2025 me një marrëveshje që ishte planifikuar të vlente deri në Kupën e Botës këtë verë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që zgjas kontratën time me Anglinë. Nuk është sekret për askënd që kam shijuar çdo minutë deri më tani të punës me lojtarët dhe stafin tim dhe mezi pres t’i udhëheq ata në Kupën e Botës”, tha Tuchel.
Federata e Futbollit Anglez ishte e etur të siguronte vazhdimësi dhe të largonte spekulimet mbi të ardhmen e Tuchel përpara Kupës së Botës.
Ndërkaq finalet e Kampionatit Evropian 2028 do të zhvillohen në Angli, Uells, Skoci dhe Republikën e Irlandës. Tuchel e sheh drejtimin e ekipit drejt Evropianit në shtëpi si një mundësi të rrallë.
The post Dhurata e ëmbël për Tuchel, Anglia lumturon trajnerin gjerman appeared first on Euronews Albania.
