Përmbytet dhoma me piktura nga shekujt 15 dhe 16 në Muzeun e Luvrit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një dhomë në Muzeun e Luvrit në Paris, e cila strehon piktura të shekujve 15 dhe 16, u gjet e përmbytur këtë mëngjes dhe sipas shërbimeve teknike të Luvrit, incidenti ndodhi për shkak të një rrjedhjeje uji.

Të njëjtat shërbime njoftuan se salla është në gjendje “emergjence” dhe po merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veprat e artit.

Uebfaqja e muzeut deklaron se dhomat 706 dhe 708 do të mbeten të mbyllura për momentin.

Një incident i ngjashëm ndodhi më 26 nëntor, kur një rrjedhje uji nga kanalizimet rezultoi në përmbytjen e bibliotekës ku ruhen dorëshkrimet egjiptiane, të cilat u dëmtuan.

The post Përmbytet dhoma me piktura nga shekujt 15 dhe 16 në Muzeun e Luvrit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: