Elbasani zyrtarizon Samuel Nongoh, bomberi kamerunas vjen si alternativë për sulmin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Elbasani ka prezantuar këtë të premte një blerje të re, sulmuesin Samuel Nongoh. 21-vjeçari vjen në Superiore pas eksperiencës në kampionatin ukrainas, ku ishte pjesë e ekipit të Veres Rivne.

Në pjesën e parë të sezonit, sulmuesi kamerunas numëron 7 ndeshje, prej të cilave 6 në kampionat, pa arritur të realizojë gol, duke koleksionuar gjithsej 127 minuta aktivizim. Pozicioni i tij në fushë është sulmues i krahut të djathtë, ndërsa më herët ka përfaqësuar Kamerunin U17.

Nongoh vjen si një alternativë shtesë për repartin ofensiv, me trajnerin Gvozdenovic që ka dhënë aprovimin për afrimin e 21-vjeçarit.

The post Elbasani zyrtarizon Samuel Nongoh, bomberi kamerunas vjen si alternativë për sulmin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: