Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një bashkëbisedim me gazetarët foli për shumë tema duke nisur nga kombëtarja e deri të ngërçi me KOKSH.
Gjatë këtij bashkëbisedimi Duka tregoi edhe për një ofertë të bërë Besnik Hasit, por që ky i fundit u tërhoq
‘I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim.Por e para është që i kam ofruar trajnerit aktual që të shprehë mendimin e tij nëse e ka vullnetin, energjinë e dëshirën për të vazhduar. Por pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqin palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të bëhen ndeshjet miqësore të qershorit’-tha Duka.
Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për kampionatin shqiptar, kontestimet ndaj arbitrave dhe bojkotet e ndeshjeve që së fundmi janë bërë një fenomen në futbollin e vendit tonë.
‘Duhet të themi sa të kënaqur jemi të gjithë, jo nga një episod, jo nga një ndeshje. Padyshim që ka gabime. Unë jam i pakënaqur edhe me arbitrin e Real-Bayern, që nxorri me karton të kuq atë, isha me Realin. Por gjithsesi, s’di të them si ishte vendimi. Ka gabime, por në përgjithësi niveli nuk është më i lartë se futbolli, por në të njëjtin nivel. Edhe në histori, por edhe në kampionatin aktual, skuadra që meritojnë më shumë, por janë më poshtë. Bojkoti nga ekipet? Është gjëja më e keqe, në të gjitha fushat e jetës, por sidomos në këtë lojë. Pa thënë nëse bojkoti vjen nga një vendim i padrejtë apo i drejtë, bojkoti është i dënueshëm. Sjellja e FSHF me bojkotin nuk ka qenë shumë korrekte, që ka bërë të shfaqet në kampionatin e fundit, në të paktën 3 raste në memorien time. 80% e klubeve kanë kërkuar që të jemi më të rreptë me bojkotin, kjo mund të na shkatërrojë më shumë. Në të ardhmen, duhet të ketë më shumë vemendje”, tha Duka.
Përsa i përket infrastrukturës Duka konfirmoi se gjatë këtij viti do të nisë projekti me ‘Selman Stërmasin’.
‘Siç e thashë infrastruktura e zhvillimit të aktiviteteve profesioniste nuk është e keqe. Nëse do të kishim më shumë, akoma më mirë. Projektet e nisura janë në proces, në dijeninë time. Uroj që të vazhdojë. Faktikisht janë zvarritur pak. Më duket se “Selman Stërmasi” do të nisë punë këtë vit. Jemi interesuar për ta pasur në dispozicion, por na kanë thënë që do të nisë puna. Sigurisht që kryeqyteti ka nevojë për shumë fusha. Futboll luhet kudo dhe ne i jemi përgjigjur projekteve të “100 Fushave”. Nuk ka kufizime, qoftë edhe një subjekt privat, ne i përgjigjemi 50 përqind”-shtoi kreu i FSHF
Duke u kthyer te kombëtarja, Duka konfirmoi se në qershor një prej kundërshtarëve të kuqezinjve pritet të jetë Luksemburgu, ndërkohe mohoi se do të luajmë me Italinë apo Kosovën.
‘Miqësoret? Do të luajmë dy ndeshje në qershor. Nuk i kemi mbyllur kontratat. Pothuajse kemi rënë dakord për të luajtur me Luksemburgun në Tiranë në datën 3 qershor. Mos të gabohem me datën, por nuk e kemi firmosur akoma marrëveshjen me të. Jemi në diskutime me disa skuadra të tjera që mund të jenë Kili, Danimarka dhe disa ekipe të tjera. Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë. Vëllazërore me Kosovën? Jo, nuk kemi biseduar për të pasur ndeshje miqësore me Kosovën’-tha Duka
Në fund presidenti Duka foli edhe për ngërcin në raportet mes FSHF dhe KOKSH
‘Me KOKSH kemi vërtet probleme, për arsyen sepse KOKSH nuk e ka lejuar FSHF të jetë pjesë e Asamblesë. Dhe nuk është se ne kemi refuzuar të jemi pjesë e Asamblesë, por nuk është lejuar dhe për këtë arsye ne e kemi ndjekur në rrugë juridike dhe e kemi fituar çështjen në CAS të Lozanës. por si është ajo, ‘Liza në botën e çudirave’, thotë që vendimi i CAS të Lozanës nuk respektohet sepse nuk do Gjykata shqiptare. Në fakt s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. Edhe juristët që ne kemi dhe nuk kemi pak, s’e kishin dëgjuar ndonjëhere. Por kështu ka vendosur. është sikur në Beograd të vendosnin që nuk njihej vendimi i CAS në Lozanë dhe ne nuk duhet të shkonim në Evropian-përfundoi presidenti Duka
The post Duka zbulon prapaskenat, ja kujt ia ka ofruan pankinën e Kombëtares Presidenti i FSHF appeared first on Euronews Albania.
