Milani likuidon Pisa-n në transfertë, merr fitoren e 15-të në Serinë A

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Milani vijon të ndjekë Interin këmba këmbës në kampionat, me shpresën se këta të fundit do të hedhin një hap fals. Të besuarit e Masimiliano Allegrit morën fitoren e radhës, ndërsa kundërshtar kishin Pizën.

Një duel i luajtur më mirë prej tyre, por shpërdoruan dhe disa mundësi të mira shënimi. Goli i parë i sfidës që kaloi përpara kuqezinjtë erdhi nga britaniku Loftus-Cheek në minutën e 39’. Në nisje të pjesës së dytë në lojë u inkuadrua sulmuesi gjerman Fullkrug që kishte një mundësi të artë të dyfishonte shifrat, por gaboi nga pika e bardhë.

Vendësit barazuan më pas me Loyolan, por baraspesha nuk do të zgjaste shumë pasi veteran i mesfushës së djallit shënoi golin e dytë. Luka Modric bëri një kombinim të bukur me Riccin dhe përballë portierit nuk gaboi, duke ndalur topin në rrjetë.

1-2 dhe Milan siguron kështu fitoren e 15të në kampionatin Italian dhe renditet në vendin e dytë, në pritje të një ndalese të kryesuesve zikaltër. Ndeshja e radhës për Milanin është ajo ndaj Como në shtëpi.

The post Milani likuidon Pisa-n në transfertë, merr fitoren e 15-të në Serinë A appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: