Kurti takim me Wadephul në Mynih, zbulon detaje nga diskutimet me ministrin gjerman

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në “X” ka dhënë detaje lidhur me takimet e tij gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Kurti shkruan se zhvilloi një takim të cilin e cilësoi te frytshëm me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Temë tjetër diskutimi ishte edhe rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih pata një takim të frytshëm me Ministrin e Jashtëm Federal Gjerman Johann Wadephul. Gjermania vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fortë dhe diskutuam për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, planet për rritje ekonomike dhe rrugët për bashkëpunim të mëtejshëm dhe më të fortë dypalësh”, shkruan Kurti.

The post Kurti takim me Wadephul në Mynih, zbulon detaje nga diskutimet me ministrin gjerman appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: