Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në dalje të një supermarketi në Bergamo, ku një burrë dyshohet se tentoi të rrëmbente një vajzë vetëm 18 muajshe nga duart e nënës së saj.
Ai e kapi papritur të miturën nga këmbët duke u përpjekur ta tërhiqte me forcë, por reagimi i menjëhershëm i nënës, babait dhe disa kalimtarëve bëri të mundur neutralizimin e agresorit deri në mbërritjen e policisë.
Fëmija u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan frakturë të femurit si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë tentativës.
I dyshuari është arrestuar dhe përballet me akuza të rënda.
The post VIDEO/ Pamje tronditëse në Bergamo, rumuni tenton t’i marrë vajzën 18 muajshe nënës nga duart appeared first on Euronews Albania.
