Armando Duka rizgjidhet për herë të shtatë si Kreu i FSHF-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë të hënë u mbajt Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së, ku u zgjodh Presidenti i ri për një mandat katërvjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Mësohet se Armand Duka është rizgjedhur për herë të shtatë President i FSHF-së, duke qenë kandidati i vetëm.

Ai u propozua nga 33 anëtarë të FSHF-së të cilët kanë vlerësuar se gjatë drejtimit të tij, futbolli shqiptar ka njohur suksese të rëndësishme.

Gjatë fjalës së tij, Duka u shpreh se fokusi i presidencës së re do të jetë zbatimi i projekteve të radhës për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së futbollit vendas.

The post Armando Duka rizgjidhet për herë të shtatë si Kreu i FSHF-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: