Jahjaga: Udhëheqësit e Kosovës kanë kaluar sfida edhe më të vështira, nuk i shmangen drejtësinë ndërkombëtare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së ndërsa prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për secilin preh tyre.

Hajhjaga në reagimin e saj thekso se Kosovë është bërë shtet falë kontributit të qytetarëve të saj dhe perëndimit. Situatën në Hagë ajo e ka cilësuar si një nga sfidat më të vështira.

Ajo shton se kjo do të jetë sfida e fundit e cila tenton të njollosë vendin dhe luftën e drejtë dhe heroike.

“Republika e Kosovës është bërë shtet falë kontributit të paepur të qytetarëve të saj, si dhe në besëlidhje me miqtë tanë perëndimorë. Detyrim i kësaj besëlidhjeje është mbrojtja dhe ruajtja e luftës sonë të pastër, si dhe e të drejtës sonë për të qenë shtet.

Udhëheqësit e Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë, kanë kaluar sfida edhe më të vështira. Ndryshe nga të tjerët në rajon, ata, duke besuar në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës për lirinë e vendit, asnjëherë nuk iu shmangën përballjes me drejtësinë ndërkombëtare.

Kjo është sfida e fundit nga e cila jam e bindur se do të ngadhënjejmë ndaj çdo përpjekjeje për të na njollosur si vend, ata si individë, si dhe luftën tonë të drejtë e heroike”, shkruan Jahjaga.

The post Jahjaga: Udhëheqësit e Kosovës kanë kaluar sfida edhe më të vështira, nuk i shmangen drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: