Dëmtim i rëndë për Bayern: Neuer mungon rreth tre javë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një goditje e fortë për Bayern Munich në momentin më vendimtar të sezonit. Klubi bavarez ka konfirmuar zyrtarisht se kapiteni dhe portieri titullar, Manuel Neuer, ka pësuar një dëmtim në muskujt e pulpës, duke e detyruar të mungojë në seancat e fundit stërvitore.

Edhe pse njoftimi zyrtar nuk jep një afat të saktë rikuperimi, media gjermane BILD raporton se portieri pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë. Nëse konfirmohet, kjo do ta detyrojë Neuer të humbasë disa ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe në fazën eliminatore evropiane.

Stafi mjekësor i Bayern synon ta rikthejë 37-vjeçarin në formë optimale për ndeshjet e para të marsit ose për takimin e kthimit të raundit të 16-shes, duke shmangur çdo rrezik që mund të komplikojë fazën finale të karrierës së një prej portierëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

The post Dëmtim i rëndë për Bayern: Neuer mungon rreth tre javë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: