Armand Duka është rizgjedhur president i Federatës Shqiptare të Futbollit për një mandat të ri katërvjeçar, duke marrë mbështetjen e plotë të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore. Kjo është hera e shtatë që Duka konfirmohet në krye të FSHF, një rikonfirmim që ai e cilësoi si një vlerësim të madh për punën e tij.
Nga votat e delegatëve, anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme janë:
Anila Basha – 47 vota pro
Edmond Hasanbelli – 44 vota pro
Armando Cungu – 43 vota pro
Lutfi Nuri – 43 vota pro
Erind Resuli – 42 vota pro
Geri Çipi – 41 vota pro
Blendi Fevziu – 40 vota pro
Envi Hicka – 38 vota pro
Pano Xhixho – 33 vota pro
Gjergji Petro – 27 vota pro
Në Asamble morën pjesë edhe Blendi Gonxhe, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Gabriele Gravina, Zëvendëspresident i UEFA-s dhe President i Federatës Italiane të Futbollit. Po ashtu ishte i pranishëm edhe Denis Bastari, Drejtor i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA.
Presidenti Duka falënderoi anëtarët e Asamblesë për besimin e dhënë, duke e konsideruar rikonfirmimin një vlerësim të rëndësishëm për punën e deritanishme të drejtimit të FSHF.
The post Nga ish-presidenti Hasanbelli te Fevziu, zbuloni anëtarët e rinj të KE në FSHF appeared first on Euronews Albania.
