Këtë të mërkurë, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në një njoftim zyrtar duke cituar sekretaren Rice, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, që 18-vite më parë.
Sekretarja Rice ka deklaruar gjithashtu se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i ngushtë i Kosovës, teksa kjo e fundit sipas saj fillon jetën si shtet i pavarur.
“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur popujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës. “…Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë. Deklaratë nga Sekretarja Rice”, shkruhet në njoftim.
The post Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Shteti i Kosovës, një partner i rëndësishëm i ynë appeared first on Euronews Albania.
