Bashkimi Evropian e ka rritur dozën e alarmit kundrejt pengimit të drejtësisë nga kryeministri Rama për të mbrojtur zëvendësen e tij Belinda Balluku. Pas një deklarate të parë ku kërkohej trajtimi i imunitetit të saj pa humbur kohë Brukseli ka dalë me një të dytë lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, i cili mëton ti japë ministrave imunitet ndaj pezullimit, gjë të cilën nuk ua garanton as vetë Kushtetuta.
Në një deklaratë menjëherë pasi Edi Rama prezantoi përpara grupit parlamentar nismën e vet personale për të ndryshuar nenin 242 të KP, BE-ja ka vënë theksin mbi tre pika kryesore.
E para, se kjo nismë nuk ka qene paraprakisht e dakordësuar me Brukselin, duke shpresuar që ajo të jetë në përputhje me standartet evropiane.
E dyta, duke fshikulluar retorikën që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit, prokurorisë dhe integritetit e pavarësisë së tyre.
Andi Bushati; Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Së treti, duke kerkuar trajtimin pa vonese të imunitetit të Ballukut, ndryshe nga Rama që daklaronte se kjo çështje nuk ka urgjencë.
Bashkimi Evropian i nënvizonte këto koncepte si “…parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.
Pra, nuk ka më asënjë dyshim se për sa i përket reformës në drejtësi, rasti Balluku ka krijuar një çarje mes Ramës dhe evropianëve. Por, pyetja që shtrohet është: çfarë thellësie kaj ajo? Deri ku mund të shkojë dhe deri në ç’pikë mund ta trondisë pushtetin e Tiranës ?
Për të kuptuar këtë Lapsi.al ka shqyrtuar reagimin e Brukselit ndaj asaj që po ndodh në Serbi dhe përpjekjeve të ish partnerit të Edi Ramës, Aleksandar Vuçiç për të kufizuar me ndryshim ligjesh kompetencat e drejtësisë në vendin e tij.
Presidenti i Serbisë, nënshkroi në fund të janarit paketën e ligjeve për gjyqësorin, njësoj si neni 242 këtu tek ne, pa debat publik, pa konsultim me prokurorët, gjyqtarët dhe Bashkimin Evropian. Tërësia e këtyre nryshimeve synonte rritjen e kontrollit politik mbi Gjyjkatat dhe Prokurorinë. Be-ja u tregua me një herë e ashpër.
Mes pushtetit dhe BE-së/ A po e sakrifikon Vuçiç integrimin për ligjet e gjyqësorit?
Komisioni Evropian i cilësoi ato si “një hap serioz prapa në procesin e integrimit evropian të vendit”. Ndërsa pas miratimit të tyre komisioneria për zgjerimin, Marta Koss, pati kërcënuar Beogradin se
se nëse nuk tërhiqte ndryshimet ligjore, BE mund të pezullonte një kredi prej 1.6 miliardë eurosh për Serbinë.
“Këto (fonde) kanë parakushte të lidhura me sundimin e ligjit,” deklaroi ajo më 13 shkurt.
Pra, po të bëhet një krahasim diferenca është e qartë. Nga njëra anë çështja Balluku po shndërrohet në mollë sherri mes Ramës dhe Evropianëve.
Si po i vendos amendamenti i Ramës ndaj SPAK ‘shkopinj nën rrota’ integrimit
Përveç deklaratave të mësipërme kjo u konfirmua edhe këtë të mërkurë në Tiranë, kur kryediplomati Gonzato, duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Penal nënvizoi se “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”. Ndërsa kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister deklaroi se “Çështja Balluku është një test kritik i Shqipërisë për adresimin e korrupsionit”.
Pra, tashmë evropianët i janë vendosur Ramës përballë në trajtimin e kësaj patateje të nxehtë. Por po të krahasohet qëndrimi ndaj tij dhe Vuçiçit duket qartë që për të njëjtën përpjekje, për të ndërhyrë në drejtësi, të dy liderët trajtohen në mënyra të ndryshme.
Ndaj këtij të Shqipërisë nuk ka as kërcënime për prerje fondesh as etiketime për kthim mbrapa në procesin e integrimit. Dozat e paralajmërimeve janë më të buta dhe trajtimi i mveshur me doreza, qoftë për shkak të lobimit, qoftë se vijojnë ta quajnë Ramën si njeriun e tyre, apo edhe sepse ndoshta vijojnë të jenë të bindur se “është një bashkëpunëtor i dëgjueshëm”.
Pra, mes Tiranës dhe Brukselit problemi Balluku qëndron, por ai ende nuk është shndërruar në konflikt.
©Lapsi.al
The post BE shqetësohet për ndryshimet në kod, por Ramën e trajton ndryshe nga Vuçiç appeared first on Lapsi.al.
