Tratativat kanë nisur, Trabzonspor kërkon ulje për Muçin, Besiktas nuk lëshon

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kanë nisur zyrtarisht tratativat mes Trabzonspor dhe Besiktas për të ardhmen e Ernest Muçi.

Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga skuadra e Stambollit te Trabzonspor me të drejtë blerje në fund të sezonit, ka bindur me paraqitjet e tij, duke realizuar 13 gola dhe dhuruar 5 asiste në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Sipas mediave turke, klubi nga Trabzoni po kërkon ulje të çmimit prej 8.5 milionë eurosh, ndërsa drejtuesit e Besiktas nuk janë të gatshëm të bëjnë hapa pas, të mbështetur te forma e shkëlqyer e 24-vjeçarit.

Kontrata e Muçit me Besiktas përfundon më 30 qershor 2027. Në rast se nuk arrihet marrëveshje mes palëve, sulmuesi mund të rikthehet në merkato si një nga emrat më të kërkuar të verës.

Megjithatë, duke parë impaktin në fushë dhe mbështetjen e tifozëve, Trabzonspor pritet të bëjë maksimumin për ta mbajtur, me planin për t’i ofruar një kontratë 3-vjeçare.

The post Tratativat kanë nisur, Trabzonspor kërkon ulje për Muçin, Besiktas nuk lëshon appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: