Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Osmani tha se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të “aleancës sonë si dhe si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”.

“Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shkruar në rrjetet sociale për takimin që pati sot në Departamentin Amerikan të Shtetit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai njoftoi në X se e falënderoi Osmanin dhe popullin e Kosovës për angazhimin në Bordin e Paqes.

U takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Gjithashtu falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, shkruan zyrtari i lartë amerikan.

 

The post Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: