Djali i mitur plagos babanë në Gjilan, i plagosuri në gjendje kritike

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një i mitur ka tentuar të vrasë babain e tij duke e goditur me sëpatë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në Gjilan rreth orës 19:30. Policia e Kosovës njofton se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa i mituri është në kontakt me një punonjës social për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga situata.

 “Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës së mitur. Viktima pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

The post Djali i mitur plagos babanë në Gjilan, i plagosuri në gjendje kritike appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: