Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Lionel Mesin. Presidenti i Barcelonës ka pranuar se marrëdhënia mes tyre është krisur. Ai ka zbuluar për “Radio Katalunjën” se Mesi refuzoi që të përshëndetej me të në ceremoninë e Topit të Artë 2023. Largimi i argjentinasit nga Barcelona nuk u krye në mënyrën që ai priste, duke ndikuar kështu në raportin me drejtuesit e klubit. Megjithatë Laporta ka shtuar se 7 herë fituesi i Topit të Artë ka statusin e një legjende te Barça dhe meriton një statujë në “Kamp Nou”.
“Marrëdhënia me Mesin nuk është më si ka qenë. Pati një incodent në ceremoninë e Topit të Artë, kur unë shkova ta përshëndesja dhe ai ndjeu se nuk duhet ta përshëndesnim njëri-tjetrin. Nga ai moment e tutje kemi pasur disa përpjekje për t’u rilidhur dhe shpresoj që do të ndodhë në të ardhmen. Marrëdhënia është dëmtiar, por ai është një legjendë e Barcelonës.
Leo meriton një statujë në “Kamp Nou”, ashtu si kanë Krojfi dhe Kubala. Ai meriton një tribut dhe ne mendojmë se koha e duhur për ta bërë është kur stadiumi të ketë përfunduar tërësisht dhe të ketë një kapacitet prej 100 mijë ulësesh”, ka thënë Joan Laporta.
The post “Mesi nuk më foli në ceremoninë e Topit të Artë”, Laporta: Do t’i bëjmë një statujë në “Kamp Nou” appeared first on Euronews Albania.
