Zvicra njoftoi të mërkurën se do të paguajë një shumë prej 64,000 dollarë për të mbijetuarit familjet e viktimave të tragjedisë së Crans Montana.
Gjatë zjarrit që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në resortin e skive Crans Montana, humbën jetën 41 persona dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën .
Këshilli Federal Zviceran tha se solidariteti synon të ofrojë mbështetje të shpejtë financiare për viktimat dhe vepron si një gjest dhembshurie.
Autoritetet zvicerane thanë se 116 persona u plagosën në zjarr. Shumica e viktimave ishin adoleshentë, shumë të huaj, disa nga Franca dhe Italia.
Këshilli Federal njoftoi gjithashtu se do të ketë një organ për të ndihmuar viktimat, kompanitë e sigurimeve dhe autoritetet të arrijnë marrëveshje jashtë gjykatës, duke shmangur procedurat ligjore potencialisht të gjata. Ai planifikon të kontribuojë deri në 20 milionë franga për marrëveshje të tilla.
Qeveria gjithashtu planifikon të ndajë 8.5 milionë franga për të ndihmuar kantonet e prekura të mbulojnë shpenzimet e emergjencës.
The post Tragjedia në Crans Montana, Zvicra do të paguajë 64,000 dollarë për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave appeared first on Euronews Albania.
