Lajm i keq për Barcelonën. Tani që Pedri është rikuperuar plotësisht, lojtari tjetër kyç në mesfushën e Hansi Flick është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.
Frenkie De Jong u dëmtua në stërvitjen e kësaj të enjteje. Holandezi ka një këputje në kofshë dhe, sipas Cadena COPE, do të mungojë për rreth një muaj.
Kjo do të thotë se De Jong do të humbasi shtatë ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, deri në pushimin ndërkombëtar në fund të marsit.
Ai do të mungojë për katër ndeshje të La Ligës (Villarreal, Athletic Bilbao, Sevilla dhe Rayo Vallecano), raundin e 16-shes së Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit.
The post De Jong është dëmtuar dhe do të mungojë jo pak, por deri pas pushimit ndërkombëtar appeared first on Euronews Albania.
