Nga Lenini te Stalini e Berlusconi, libri që zbulon aventurat dhe veset e burrave të fuqishëm

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

E ftuar në studion e “Now” me Esmeralda Mulajn, ishte Rajna Kovaçi, autore e librit “Diktatorët, burrat e pangopur me gra”. Biseda mori shkas nga rasti i publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke sjellë në fokus anën private të burrave të fuqishëm dhe diktatorëve, që shpesh mbetet e fshehtë për publikun. Libri i Kovaçit hedh dritë mbi marrëdhëniet e këtyre figurave me gratë dhe burrat, si dhe mbi sjelljet e tyre ekstreme.

Kovaçi zbulon se Lenini, një figurë historike e njohur për revolucionin bolshevik dhe luftën e klasave, kishte një jetë private komplekse. Sipas saj ai bashkëjetonte me dy gra në të njëjtën strehë – Krupskajn, e cila i ishte caktuar nga partia, dhe të dashurën e tij – dhe kishte marrëdhënie të ngushta shpirtërore edhe me burra të tjerë të partisë.

“Për shembull, Lenini bashkëjetonte me dy gra në të njëjtën strehë ku njërën ja kishte dhënë partia për grua Krupskajen, ndërsa tjetrën e kishte të dashurën e vet dhe plus nga ana tjetër kishte dhe ato miqësitë e tija të jashtëzakonshme shpirtërore me burra të ndryshëm, me burra që ishin anëtarë të partisë të revolucionit bolshevik. Pra ishte dhe homoseksual, biseksual. Pra unë kur e kam studiuar kam ndënjur katër pesë vjet me këtë libër se nuk e besoja për arsye se ne kishim mësuar që Lenini shoku Lenin ishte i mrekullueshëm, shumë i ndershëm, shumë imoral, shumë kështu e shumë ashtu, kur në të vërtetë ishte krejt e kundërta. Pastaj kur shkova dhe te Stalini që ishte jo vetëm terrorist kriminel por ishte dhe i tmerrshëm në marrëdhënie me gratë. Lenini me gratë po ose edhe me burrat ishte shumë i lezetshëm. Ai tregoi që kishte një dëshirë shumë të madhe dhe ëndje me meshkujt, Ai shkonte nëpër pyje ku ndërtonin kështu si kasolle dhe atje ai frymëzohej nga natyra dhe nga gjinia mashkullore dhe ai vdiq nga një sëmundje shumë e rëndë, seksualisht e dhënë. Tani unë nuk e di nëse ka fakte që i detyronte Lenini apo gjente ata që ishin të ngjashëm me të se ose edhe i detyronte kur i pëlqente ndonjëri nga këta i detyronte. Pra s’kishte rëndësi se çfarë prirje seksuale kishte ai tjetri. Jo jo. Në përgjithësi nëse i pëlqente Leninit ato duhet t’i bindeshin Leninit. Ka një mendim që Krupska e ka ditur, por duke qenë se ishte e urdhëruar nga partia që t’i duronte të gjitha mënyrat e sjelljes edhe veprimet e Leninit, ajo vazhdoi dhe vdiq me të. Pastaj vdiq edhe e dashura e tij. Stalini i frikshmi, Stalini me krime të tmerrshme me të cilat i bënte vetë ku edhe gratë e veta, njëra nga gratë vrau veten. Pra ka bërë disa krime të cilat unë i kam shkruar dhe jam shokuar jashtëzakonisht shumë se si mundet një baba i tmerrshëm një baba i frikshëm pë për fëmijët e tij, pa dhimbje pa pa dashuri, por ama me aventura të jashtëzakonshme, me të dashur artiste, balerina, këngëtare, domethënë i paepur nga këto veprimet. Domethënë bënte veprimet sa që thua si ka mundësi që ky njeri e ka mbajtur Rusinë me këto lloj mënyrash.

Libri trajton edhe Mussolinin, i cili sipas saj kalonte kohë të tëra duke pozuar para pasqyrës dhe ndërhynte në detaje të jetës publike si ngjyrat e revistave dhe drejtimin e makinave, si dhe Hitlerin, i cili ndërthurte kultin e individit me sjellje të çrregullta seksuale dhe dhunë ndaj grave.

“Këta frynin veten e tyre saqë masa e popullit tërhiqej pafundësisht nga mënyra e tyre e sjelljes. Hitleri filmonte gratë e tij në pozicione shumë intime, sjellje jo normale.”,” shpjegoi Kovaçi.

Rajna Kovaçi përshkroi gjithashtu Stalinin dhe Millosheviçin si të frikshëm në raport me gratë dhe fëmijët e tyre, si dhe Titon e Fidel Kastron si aventurierë me lidhje të shumta private. Në këtë kontekst futet edhe Berlusconi, i cili sipas librit kishte krijuar mundësi për vajza të reja për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht, duke përfituar nga marrëdhënia me të, por duke ruajtur respektin për të drejtat e tyre.

The post Nga Lenini te Stalini e Berlusconi, libri që zbulon aventurat dhe veset e burrave të fuqishëm appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: