Hapet ekspozita “Duet” në Galerinë e Artit në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në Galerinë e Artit në Tiranë është hapur ekspozita më e fundit me titull “Duet”, një dialog artistik mes politikës, medias dhe simbolikës.

Artistët Fani Zguro, i cili që nga viti 2016 zhvillon bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë, dhe Manuela García, artiste nga Meksika, prezantojnë dy video në këtë ekspozitë:

“Fraude” nga Manuela García mishëron dinamikën komplekse midis organizatës politike, medias masive dhe individëve gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Broken Threads” nga Fani Zguro manipulon imazhet bardh e zi nga një film noir shqiptar me melodinë e errët të një balade kriminale.

Ekspozita përfshin edhe fotografinë “Red Hands” e Manuela García, që flet për pamjaftueshmërinë e simbolikës.

The post Hapet ekspozita “Duet” në Galerinë e Artit në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: