Një aksident i rënde u regjistrua të premten pasdite në Milano ku një tramvaj doli nga shinat. Momenti i përplasjes së tramvajit me një ndërtesë është kapur nga një kamera e një makine. Nga përplasja humbën jetën dy persona dhe u plagosen 39 të tjerë.
Siç shihet edhe nga pamjet, tramvaji del nga shinat me shpejtësi të lartë dhe përplaset me murin e një ndërtese në Viale Vittorio Veneto, në zonën e Porta Venezia. Personat që ndodheshin në rrugë vrapojnë nga frika ndërsa mediat italiane raportuan se disa persona mbetën të bllokuar nën tramvaj.
Nuk është e qartë nëse ata po kalonin rrugën dhe automjeti duhej të frenonte fort apo të bënte një manovër të papritur për t’i shmangur ata. Shumë automjete emergjence shkuan në vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
The post Dy viktima dhe 39 të plagosur, momenti kur tramvaji del nga shinat dhe përplaset me ndërtesën në Milano appeared first on Euronews Albania.
