Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë fjalën në Kuvend, ku ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partia e tij për diskutim lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti nisi fjalën e tij me afatin kushtetutes që është drejt fundit, duke i përmendur gjithashtu edhe zgjedhjet e reja

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit  të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë.”

Ndërkaq, Kurti shtoi se partia e tij, Vetëvendosje nuk ka ikur nga përgjegjësia asnjëherë.

“Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme.”

The post Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: