Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se mungesa e opozitës në seancën për çështjen e presidentit, prodhon pasoja: “e bllokon një procedurë kushtetuese dhe e shtyn vendin drejt një krize të panevojshme”.
Ajo tha se pas seancës së 5 marsit – që u ndërpre në mungesë kuorumi – iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se Gjykata tha se për pjesëmarrjen e deputetëve në seanca vetëm se ka vendosur paraprakisht.
“Përgjigja ishte e qartë, kjo çështje është vendosur njëherë. Nuk ka hapësirë për shmangie nga ky detyrim”, tha Haxhiu.
“Deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç kur kanë marrë leje paraprake”, theksoi ajo.
Ajo tha se nuk pretendon t’ua ndryshojë qëndrimin partive opozitare, por sipas saj, qytetarët presin që deputetët të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit.
The post Presidenti i ri i Kosovës, Haxhiu: Mungesa e opozitës shtyn vendin drejt një krize të panevojshme appeared first on Euronews Albania.
