Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e kësaj të premte në zonën detare të Kastellorizos.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e lëkundjeve ndodhet në zonën detare 156 kilometra në jug-jugperëndim të Megistit (Kastellorizo).
Tërmeti ndodhi në orën 07:35, 595 km në juglindje të Athinës. Nga raportimet nga mediat greke nuk ka patur ende të dhëna për dëme apo të plagosur.
The post Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.
