Dyshime për spiunazh për Iranin, arrestohen 4 persona në Angli

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autoritetet britanike kanë arrestuar katër persona pasi dyshohen për lidhje me Iranin. Sipas policisë Metropolitane arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi kundër terrorizmit për spiunazh të dyshuar.

Burrat u arrestuan me dyshimin për ndihmë ndaj një shërbimi të inteligjencës së huaj, të cilin policia thotë se lidhet me Iranin. Operacioni u zhvillua në Barnet, në veri të Londrës dhe Watford.

Policia thotë gjithashtu se hetimi lidhet me dyshime për mbikëqyrje të vendeve dhe individëve të lidhur me komunitetin hebre në zonën e Londrës.

“Ne e kuptojmë që publiku mund të jetë i shqetësuar, në veçanti komuniteti hebre dhe si gjithmonë, do t’u kërkoja atyre të qëndrojnë vigjilentë dhe nëse shohin ose dëgjojnë diçka që i shqetëson, atëherë të na kontaktojnë”, shtoi policia.

Nga të arrestuarit, njëri është iranian dhe tre janë me shtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane. Gjashtë burra të tjerë u arrestuan gjithashtu me dyshimin për ndihmë ndaj një shkelësi.

The post Dyshime për spiunazh për Iranin, arrestohen 4 persona në Angli appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: