Skuadra e Skënderbeut po shkon drejt arritjes së objektivit të rikthimit në Kategorinë Superiore, pasi ndodhet në vendin e parë të Kategorisë së Parë, me vetëm 9 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit ndërsa gjasat që “Ujqerit e Dëborës” të rikthehen në elitë duket se janë reale.
Trajneri Ernest Gjoka thekson se vendi i parë është meritë e lojtarëve, por paralajmëron se lufta për kreun është e fortë.
“Janë 9 ndeshje që janë shumë të zjarrta. Janë 9 ndeshje që duhet ti vlerësojmë dhe i kemi si finale. Absolutisht që po, ka qenë merita e djersës së futbollistëve që kanë dhënë maksimumin. Mendoj që deri këtu kemi dhënë gjithçka. Është rivalitet i fortë, janë ekipe të forta, por luftë e madhe që përpiqemi ta përballojmë me sukses, ka një lloj përqendrimi maksimal”, thotë Ernest Gjoka.
Futbollisti Kosta Vangjeli shprehet optimist për rikthimin e Skënderbeut në Kategorinë Superiore dhe tregon ambiciet e tij personale.
“Këtë e kemi synuar që kur nisëm kampionatin, deri tani po e tregojmë vazhdimisht. Të gjithë çunat, afrimet në janar, u përshtatën dhe gjithë ekipi funksionon bashkë. E ardhmja shpresoj të jetë diku më lart, por e fokusuara mbetet tek ekipi. Kismet Zotit për diçka më të mirë”, thotë Kosta Vangjeli.
Momentalisht, Skënderbeu kryeson tabelën me 57 pikë, i ndjekur nga Laçi me 54 pikë dhe Pogradeci në vendin e tretë me 49 pikë.
The post Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë dhe synon rikthimin në elitë: Gjoka: Lufta është e fortë appeared first on Euronews Albania.
