Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike! Vërtet zhgënjyese

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën në të cilën gjendet Kosova pasi nuk arriti të zgjidhte presidentin e vendit. Terras e ka cilësuar si pengesë serioze dështimin e Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri.

“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras në “X”.

Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi të premten se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Osmani gjatë fjalës së saj për mediat theksoi se ky vendim erdhi deputetët nuk përmbushën detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.

 “Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani ndër të tjera.

The post Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike! Vërtet zhgënjyese appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: