“Gratë përmes artit”, artistët sjellin forcën dhe dinjitetin e gruas në telajo

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grua e fortë, e lirë dhe e ndjeshme vjen përmes pikturave në ekspozitën “Gratë përmes artit”, e hapur në Galerinë “Harku i Triumfit” në Tiranë.

Në kuadër të 8 Marsit, artistët Alice Taylor, Mikel Smaçi dhe Jeton Cini sjellin portretin e gruas në një dimension ndryshe, duke eksploruar përmes artit forcën, ndjeshmërinë dhe dinjitetin e saj.

 “I kam bërë, janë rreth një muaj punë. Frymëzimi për pikturat e mia vjen nga disa gjëra të ndryshme. Poshtë çdo imazhi ka një tekst dhe ai tekst është një fjalë që një burrë ma ka thënë në një moment të jetës sime. Doja të vizatoja trupin e gruas jo në një mënyrë seksuale, por në një mënyrë që nxjerr jashtë disa nga emocionet. Kam përdorur ngjyra të forta për t’i dhënë një ndjesi më fuqizuese. Ne thjesht duam të jetojmë një jetë të lirë nga dhuna: nga dhuna fizike, abuzimi seksual, abuzimi verbal, abuzimi financiar dhe abuzimi digjital”, tha Alice Taylor.

“Inspirimi për gruan erdhi me të vërtetë shumë lehtë. Pata shumë dëshirë dhe krijimtari. Është një respekt që duhet të tregojmë për gruan”, u shpreh Mikel Smaçi.

Kjo ekspozitë sjell një reflektim mbi mënyrën se si artistët i qasen figurës së femrës dhe trupit, duke krijuar një dialog mes punëve të tyre.

The post “Gratë përmes artit”, artistët sjellin forcën dhe dinjitetin e gruas në telajo appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: