Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka hapur një rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj Vjosa Osmani-Sadriu.
Rasti lidhet me veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Sipas komunikatës zyrtare, Prokuroria ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të rastit
The post Kërcënimet me jetë ndaj Vjosa Osmani, Prokuroria nis hetimet appeared first on Euronews Albania.
