Kthimi i Kylian Mbappé në Madrid është konfirmuar, por raportet e fundit nga Spanja hedhin dyshime mbi gjendjen e tij fizike.
Sulmuesi francez, i cili është i dëmtuar në gju, ka kaluar disa ditë në Paris për rehabilitim, duke refuzuar pjesërisht trajtimin e ofruar nga stafi mjekësor i Real Madridit.
Sipas gazetarit Antoine Simonneau, dëmtimi i Mbappé është i pranishëm prej tre muajsh dhe situata është përkeqësuar nga presioni konkurrues. Klubi synon rifillimin gradual të stërvitjes, por pas skenave, situata mbetet e tensionuar dhe e ndërlikuar.
The post Kthimi i Kylian Mbappé në Madrid, por shëndeti i tij shqetësues appeared first on Euronews Albania.
