Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi Italinë gjatë natës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 375 kilometrash dhe në një distancë prej 43 kilometrash nga Napoli.
Sipas raporteve të dëshmitarëve okularë të publikuara në faqen e internetit të EMSC, tërmeti u ndje në disa vende evropiane.
Dëshmitarët okularë thonë se tërmeti është ndjerë në Zadar, Maltë, Tetovë, në jug të Serbisë, Lugano në Zvicër dhe madje edhe në Sllovaki.
Për momentin, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, raporton Corriere della Sera.
Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
The post Një tërmet i fortë godet Italinë, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.
