Klopp drejt stolit të Gjermanisë? Interesim nga Federata Gjermane

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Jürgen Klopp mund të rikthehet në pankinë dhe të marrë drejtimin e kombëtares gjermane. Ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht drejtor i përgjithshëm i futbollit në Red Bull që prej tetorit 2024, po lidhet me një rol të mundshëm te “Mannschaft”, sipas raportimeve të Bild.

Megjithëse kombëtarja drejtohet nga Julian Nagelsmann, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2028, mediat gjermane sugjerojnë se një ndryshim mund të ndodhë këtë verë, me gjasë pas Kupës së Botës. Agjenti i Klopp, Marc Kosicke, ka bërë të ditur se Federata Gjermane e Futbollit ka kontaktuar disa herë trajnerin.

Sipas burimeve, kjo mundësi është diskutuar edhe brenda grupit Red Bull dhe konsiderohet një opsion “shumë i besueshëm”. Klopp ishte përfolur së fundmi edhe për një kalim te Real Madridi, por drejtimi i kombëtares gjermane mbetet një alternativë serioze.

The post Klopp drejt stolit të Gjermanisë? Interesim nga Federata Gjermane appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: