Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, ku u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik në vend, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për vendin.

The post Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: