Policia greke arreston një polak për spiunazh, po fotografonte anijet ushtarake

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia greke ka arrestuar një 58-vjeçar polak nën dyshimin për spiunazh në bazën ushtarake të Sudës. Autoritetet greke kanë informuar gjithashtu Shërbimin e Sigurisë Kombëtare (EYP) për rastin. Sipas të dhënave fillestare, i dyshuari mohon akuzat.

Mediat lokale raportojnë se polaku jetonte në zonën e Marathi-t dhe dyshohet se ka fotografuar bazën dhe ka dërguar imazhet e anijeve ushtarake drejt Polonisë.

Ky është arrestimi i dytë brenda një muaji për spiunazh në të njëjtin objektiv; një burrë tjetër ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në bazën e Sudës në qershor të vitit të kaluar dhe vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

The post Policia greke arreston një polak për spiunazh, po fotografonte anijet ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: