Historia e Mevlan Shanajt pas roleve të mëdha: Isha ndihmës mjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Regjizori, Mevlan Shanaj i ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milori në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga startimi i karrierës së tij dhe sesi devijoi nga mjekësia drejt shkollës për aktor. Ai theksoi se vendimin e mori në moshën 20-vjeçare teksa dha detaje lidhur sesi arriti të fitonte rolin e parë në kinema kur ishte student.

“Unë kam ardhur në art në moshën 20 vjeçare. Erdha në shkollën në atë kohë quhesh shkolla për aktor Aleksandër Majsiu. Ishte katërvjeçare dhe ishte pranë Teatrit Popullor, Teatrit Kombëtar.

Pra në moshën 20 vjeçare ndërrova destinacion. Kisha mbaruar shkollën mjekësore katër vjet politeknikum mjekësor këtu në Tiranë. Isha ndihmës mjek, ndërrova destinacionin. Më tha mendja do bëhem artist se çu fol shumë në atë kohë për Aleksandër Vajsiu.

Kur je në atë moshë më frymëzo. Aq mend ke, edhe thashë do t’i hyj artit. Hyra në këtë shkollë ajo ishte katërvjeçare. Ikëm lëvizëm nga teatri shkoj në Institutin e Arteve tek atje ku është sot universiteti.

Në vitin e fundit isha që një rol të mirë dhe profesori ishte Naim Frashëri. Kisha rol heroin, rol kryesor. Në atë kohë po kërkonte Viktor Gjika ishte dhe fillimet. S’kishte shumë prodhime kinematografia, por kërkonte të nistejeti në bronzë. Ibrahim Kovaçi.

Nuk e di. Ilia Tërpini që e kisha pasur mësues diku në Patos në shtatë vjeçare dhe i thotë shiko këtë fotografinë e këtij artisti të ri dhe ja edhe më thirrën për këtë film dhe gjatë kohës që isha student, rastësi edhe fat mora rolin e parë në kinama”, tha ai.

Ndër të tjera, Shanaj foli lidhur me kiminë me Yllka Mujon. Ai theksoi se Mujon janë miq realë dhe artistikë.

“Është është e vërtetë. Po në historinë e kinemasë botërore dhe shqiptare janë regjisorët që i krijojnë ngjizjet. Viktor Gjika na ngjizi neve tek “I teti në broncë”. Alma, ajo një nxënëse, unë një student, por ishte në moshë deri diku, kemi diferencë, por deri diku edhe e pranueshme që të krijohen ngjize. Si duket shkoi mirë kjo marrëdhënie. Vazhdoi kjo miqësi te rrugicat. Ishim bashkë përsëri te malet, por nuk ishim në këto marrëdhënie. Dhe kishim vite që s’ishim takuar.

Unë ju futa regjizurës edhe e lashë pak jashtë jashtë sporte aktrimin e kinemasë dhe kur përshkruesh “Lule të kuqe lule të zezë”, Natasha ishte skenaristja dhe i tha Yllkës, “Kur kam shkruajtur atë rol të kam pasur parasysh ty dhe u takuam atje.” Mund të them se aty jemi që të dy në moshë tjetër, në moshë të pjekur. Po ajo kemi ekziston. Jemi miq shumë të mirë. Miq jetë real dhe miq artistikë”, tha ai.

The post Historia e Mevlan Shanajt pas roleve të mëdha: Isha ndihmës mjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: