Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të hënë ka zhvilluar një takim ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Ky takim vjen pasi Orav mbyll mandatin e tij në Kosovë.
Zyra e BE-së në Kosovë përmes një postimi “Facebook” njoftoi se Orav ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij. Ai ndër të tjera theksoi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim.
Orav mori detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë më 2 shtator 2024, duke pasuar ambasadorin çek Tomas Szunyog.
The post Orav i përfundon mandatin në Kosovë, Osmani takim me ambasadorin e BE appeared first on Euronews Albania.
