“Unë dhe Mars”, Edon Zhegrova ndan foton e parë me djalin e tij: Nuk mund të ndihesha më i bekuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Futbollisti i njohur i Kosovës dhe i Juventusit, Edon Zhegrova përmes një postimi në Instagram ka ndarë për herë të parë një foto me djalin e tij i cili lindi pak ditë më parë. Zhegrova shihet në foto me djalin, Mars në duar teksa duket i buzëqeshur.

“Nuk mund të ndihesha më i bekuar. Unë dhe Mars”, shkruan ai ndërsa fotoja ka marrë shumë reagime nga ndjekësit të cilët e urojnë atë pasi është bëre baba për herë të parë.

Lajmi u bë publik më 12 mars nga klubi italian përmes rrjeteve sociale.

“Urime Edon Zhegrovës për lindjen e fëmijës së tij të parë, Marsit!”, shkruhet në postimin e Juventusit.

The post “Unë dhe Mars”, Edon Zhegrova ndan foton e parë me djalin e tij: Nuk mund të ndihesha më i bekuar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: