Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se ka hapur procesin e aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni – Shqipëri, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.
Të gjithë tifozët që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformën ebileta.al, duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo individ mund të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.
Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.
Tifozët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave. Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit.
Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre.
The post Poloni-Shqipëri, FSHF hap aplikimet për shortin e biletave appeared first on Euronews Albania.
