Volejbollistja shqiptare Erblira Bici fiton trofeun europian “Challenge Cup”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, shkroi historinë me skuadrën italiane Megabox, duke fituar “Challenge Cup” të Europës për sezonin 2025–2026 në volejbollin e femrave.

Megabox, e udhëhequr nga Bici në parket dhe trajneri Andrea Pistola në stol, mposhti në finale Panathinaikosin me rezultatin 3-0 në sete në Athinë, duke siguruar për herë të parë një trofe europian.

Pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Itali, Megabox konfirmoi dominimin edhe në Athinë, ku fitoi 3-0 (20-25, 25-27, 16-25) dhe dominoi finalen nga fillimi në fund.

Protagoniste absolute e finales ishte Erblira Bici, e cila u shpall MVP e ndeshjes, duke shënuar 23 pikë dhe realizuar 3 blloqe, ndërsa u rendit si realizuesja më e mirë e gjithë kompeticionit.

Me këtë fitore, vazhdon dominimi i skuadrave italiane të Serisë A në garat ndërkombëtare, me këtë trofe të nëntë radhazi që nga sezoni 2023–2024 dhe të shtatin europian për skuadrat e Serisë A.

The post Volejbollistja shqiptare Erblira Bici fiton trofeun europian “Challenge Cup” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: