Dy persona u arrestuan të enjten pasi u përpoqën të hynin në bazën detare Faslane, ku janë të stacionuara nëndetëset bërthamore britanike.
Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA dhe gazetës Times, njëri prej të arrestuarve, një 34-vjeçar, është me kombësi iraniane. Një zëdhënës i Policisë Skoceze tha se rreth orës 17:00 morëm informacion se dy persona po përpiqeshin të hynin në Bazën Detare.
“Një burrë 34-vjeçar dhe një grua 31-vjeçare janë arrestuar në lidhje me këtë incident dhe hetimet janë duke vazhduar”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Katër nga nëndetëset bërthamore të Britanisë janë të vendosura në bazë.
The post U përpoqën të hynin në bazën detare britanike, arrestohen dy persona në Skoci! Njëri prej tyre iranian appeared first on Euronews Albania.
