U goditën nga orteku, humbin jetën 2 skiatorë në Itali

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy skiatorë humbën jetën pasi u goditën nga orteqet në rajonin italian të Tirolit Jugor, dhe njëri u transportua me lëndime të rënda në Klinikën Universitare në Innsbruck me helikopterin e shërbimit austriak të shpëtimit.

Gjashtë helikopterë dhe rreth 80 ekipe shpëtimi nga e gjithë lugina Alta Valle Izarco u dërguan në vendin e aksidentit, raporton Ansa.

Në Tirolin e Jugut, më 12 mars, u shënua dhjetëvjetori i ortekut në Monte Nevos, në të cilin vdiqën gjashtë persona.

Midis viktimave ishin një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeç, një infermiere, një alpinist me përvojë dhe drejtori i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë të provincës austriake të Tirolit.

The post U goditën nga orteku, humbin jetën 2 skiatorë në Itali appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: