Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës.

Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, shkruan se përpara Kurtit qëndrojnë detyra sfiduese.

“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë”, shkruan kancelari gjerman.

Merz i thotë Kurtit se në këto detyra, Kosova  ka një partner të fortë dhe të besueshëm si Gjermania, në krahun e saj, duke i uruar fat dhe sukses në mandatin e ri qeverisës.

 

Letra e urimit e Merz:

 

për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona.

Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.

Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.

Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.

Me përshëndetje të përzemërta

Friedrich Merz

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë.

gijotina.com/

The post Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: