EMRI/ Akuzohet për disa vrasje me pagesë në Danimarkë, arrestohet në Prishtinë i riu i shumëkërkuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një prej personave më të kërkuar në Evropë është vënë në pranga në Kosovë nga policia. Mësohet se në pranga është vënë i shumëkërkuari, Liridon Fetahi i cili dyshohet për disa vrasje në Danimarkë.

Ai u arrestua të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës. Sipas Europol, i riu akuzohet për vrasje dhe lëndim të rëndë trupor, vepra këto që dyshohet se janë kryer si pjesë e vrasjeve me pagesë.

“Liridon FETAHI kërkohet për dy raste të ndryshme vrasjesh. E para nga prilli 2020 kur një viktimë u qëllua dhe u vra në një parking publik. Në rastin e dytë nga nëntori 2020, tre viktima u qëlluan duke çuar në vdekjen e dy prej tyre. Ai besohet të jetë anëtar i një bande kriminale daneze”, njofton Europol.

Sipas Policisë së Kosovës, Fetahu po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të tipit “Red Notice”, të lëshuar nga autoritetet e Danimarkës.

“Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi”, thuhet në njoftimin e policies.

The post EMRI/ Akuzohet për disa vrasje me pagesë në Danimarkë, arrestohet në Prishtinë i riu i shumëkërkuar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: