Britania e Madhe thërret në takim ambasadorin iranian

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ambasadori i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar është thirrur nga Ministria e Jashtme britanike. Mësohet se Seyed Ali Mousavi u thirr lidhur me veprimet e pamatura dhe destabilizuese të Iranit në Britani dhe jashtë saj.

Sipas ministrisë së Jashtme takimi erdhi pasi një iranian dhe një person me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane u akuzuan për veprime armiqësore ndaj komunitetit hebraik të Londrës.

Ministria e Jashtme tha se Mbretëria e Bashkuar e merr kërcënimin që paraqet Irani dhe aleatët e tij jashtëzakonisht seriozisht.

The post Britania e Madhe thërret në takim ambasadorin iranian appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: