Gjyqtari portugez i FIFA-s, Luís Godinho, ka dënuar publikisht aktet e fundit të dhunës ndaj gjyqtarëve, duke kërkuar ndërhyrje të autoriteteve dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Ai reagoi pas tre sulmeve ndaj arbitrit gjatë kampionateve të distriktit në Lagoa, Ponte de Frielas dhe Vieira do Minho, duke theksuar se dhuna është një fenomen i përsëritur dhe jo rastësor.
Godinho paralajmëroi se mungesa e ndërhyrjes së policisë dhe pandëshkueshmëria po normalizon dhunën, e cila sot godet arbitrat, por nesër mund të prekë lojtarët, trajnerët apo edhe fëmijët. Ai apelon për mbrojtje dhe respekt në sport, duke theksuar se futbolli portugez dhe brezat e rinj meritojnë një mjedis ku sporti mëson vlera, jo dhunë.
The post Gjyqtari portugez dënon dhunën në futboll: Mjaft, mjaft, mjaft! appeared first on Euronews Albania.
