Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë për ndeshjen ndaj Polonisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kombëtarja zhvilloi pasditen e së martës stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play-off të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Në stërvitje ekipi ishte i plotë, me bashkimin e tre lojtarëve të fundit, ndërsa të gjithë futbollistët ndodhen në gjendje të mirë fizike. Fokus i stërvitjes ishte punimi i skemave taktike dhe goditjeve standarde.

Ekipi do të zhvillojë ditën e mërkurë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00 ndërsa para saj, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

The post Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë për ndeshjen ndaj Polonisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: